Java e të drejtave të fëmijëve erdhi me nje tjetër aktivitet, kësaj here në Komisariatin e Policisë nr 2 në Tiranë. Fëmijë, punonjës të policisë nga komisariatet e Tiranës, shefa të policimit në komunitet, specialistë të zonës, Njësi të Mbrojtjes së Fëmijëve morën pjesë në takimin e zhvilluar nga ASHMDF në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithëshme të Policisë, dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Qëllimi i takimit ishte sensibilizimi i profesionistëve nga policia për të referuar dhe bashkëpunuar me Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve për çdo rast dhune ndaj fëmijëve.
Gjatë aktivitetit u prezantuan dy postera #UnëMbrojFëmijët dhe “Jo heshtjes!” – të cilët shpjegojnë rolin e policisë për mbrojtjen e fëmijëve dhe nevojën për bashkëpunim me Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve. Këto postera do të vendosen në të gjithë komisariatet e vendit.