Sfida dhe rekomandime për përmirësimin e shërbimit për mbrojtjen e fëmijëve në nivel vendor

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në periudhën tetor-dhjetor 2014 ka ndërrmarrë monitorimin në terren, të punës së 10 Njësive për Mbrojtjen e Fëmijës. Ky proces u pilotua në 10 NJMF në bashkitë Elbasan, Fier, Pogradec, Kukës, Berat, Durrës, Vlorë, Shkodër, Njësitë Bashiake Nr.5 dhe Nr.9 në Tiranë. Monitorimi në terren është në vazhdimësi të monitorimit periodik që bën Agjencia nëpërmjet mbledhjes periodike të  të dhënave mbi situatën  e mbrojtjes së fëmijëve në nivel vendor nga Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Njësitë e të Drejtave të Fëmijëve.

Analiza e përgjithshme e punës së NJMF-ve bazuar nga raportimet periodike sipas Ligjit Nr.10347, datë 4.11.2010 “Për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës si dhe rezultatet e monitorimit në terren u prezantuan në një takim më datë 24 Shkurt 2015. Kliko për të lexuar më poshtë:

Sfidat dhe rekomandime për përmirësimin e shërbimit për mbrojtjen e fëmijës në nivel vendor

Prezantimi

Pjesëmarrës nga institucionet qendrore, vendore, organizata partnere që punojnë në fushën e fëmijëve si edhe aktorë të ndryshëm u bënë pjesë e kësaj tryeze.

Takimi ishte një mundësi diskutimi mbi mundësinë dhe sfidat që paraqesin reforma administrativo-territoriale dhe reforma e shërbimeve sociale në lidhje me krijimin e një sistemi gjithëpërshirës dhe funksional të mbrojtjes së fëmijëve.

Në këtë këndvështrim ngritja dhe funksionimi i strukturave dhe shërbimeve vendore efikase për mbrojtjen e fëmijëve, është një nga pikat e rëndësishme që duhet marrë në shqyrtim të përbashkët të dy këto reforma.

Të gjithë pjesëmarrësit diskutuan mbi çështjet e ngritura dhe dhanë rekomandimet e tyre.