#‎UnëMbrojFëmijët
Njesia e Mbrojtjes së Fëmijës, Shkodër me mbështetjen e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, institucioneve shtetërore lokale dhe organizatat partnere, realizuan me datë 15 Prill aktivitetin për hapjen e fushatës ndërgjegjësuese.
Askush më bukur se fëmijët nuk mundet të përcjellë mesazhin për mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Nëpërmjet fletëve informuese të shpërndara nga vullnetarët, nëpërmjet medias dhe rrjeteve sociale, të gjithë qytetarët kanë mënyrat për të raportuar në kohën dhe vendin e duhur rastet e fëmijëve në situatë rruge.