Shqipëria drejton mbledhjen për Strategjinë Europiane për të Drejtat e Fëmijëve

“Ishte një nder dhe kënaqësi e veçantë që drejtova mbledhjen e Komitetit të ekspertëve pranë Këshillit të Europës që po harton Strategjinë e Këshillit të Europës për të Drejtat e Fëmijëve 2016-2021. Njëkohësisht ishte dhe një sfidë në lehtësimin e diskutimeve, shpesh herë të ndezura mes 47 shteteve anëtare si dhe organizatave vëzhguesë”, u shpreh Znj. Ina Verzivolli, Kryetare e Agjencisë së Fëmijëve mbi takimin që u zhvillua në Strasburg 12-14 maj. Komiteti miratoi në parim 5 prioritetet për Strategjinë e re e cila do ti kalojë më pas për miratim Komitetit të Ministrave. Prioritet do të jetë e drejta për mos-diskriminim, për pjesëmarrje, për mbrojtje nga dhuna dhe akses në drejtësi si dhe sfidat dhe mundësitë lidhur me përdorimin e internetit dhe teknologjive tëkomunikimit. Në takim mori pjesë edhe e Dërguara e Posaçme e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën ndaj Fëmijëve, Znj. Marta Santos Pais, si dhe shumë pesonalitete të tjera të të drejtave të fëmijëve.
Për Shqipërinë kjo strategji merr një rëndësi të veçantë , pasi koinçidon më fundin e Planit të Veprimit Kombëtar për Fëmijët, dhe me hartimin e Planit të ri.