#UneMbrojFemijet

Në datat 28, 29, 30 Prill u ngrit stenda #UnëMbrojFëmijët në Panairin e Punës 2016. Për 3 ditë ishim me të rinjë nga Qendra “ Zyber Hallulli”, vullnetarët nga Drejtoria Rajonale e Formimit Profesional Publik Nr.4, dhe organizatën Terre des Hommes, në stendën #UnëMbrojFëmijët në Panairin e Punës 2016.
Punimet artizanale, lule, ëmbëlsira, gatime, fotografi, piktura të krijuara nga të rinjtë u ekspozuan për tu shituar dhe të gjitha të hollat e mbledhura do të shkojnë për mbulimin e shërbimeve për këta të rinj. Vullnetarët kontaktuan me qytetarët dhe shpërndanë informacion mbi mbrojtjen e fëmijëve nga puna e padenjë dhe shfrytëzimi, për promovimin e të rinjve dhe talenteve të tyre si dhe zbulimin e talenteve të reja.