Agjenda Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve 2017-20201

Agjenda synon të arrijë mbrojtjen dhe promovimin efektiv të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Shqipërise, duke zbatuar standartet ndërkombëtare dhe kombëtare në këtë fushë dhe duke nxitur një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të drejtat e fëmijëve. AKDF paraqet një kuadër shumëdisiplinor dhe sistematik, i cili duhet të integrohet në të gjitha dokumentet, planet dhe veprimtaritë e tjera kombëtare dhe lokale të lidhura me fëmijët, në frymën e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Agjenda Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve përfaqëson një dokument strategjik, i cili shpreh prioritetet e institucioneve shtetërore në fushën e të drejtave të fëmijëve, si dhe njëkohësisht, një kuadër të unifikuar  për monitorimin e progresit të Qeverisë shqiptare drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve, në të gjithë sektorët relevantë.

Lexoni ne linkun Agjendën Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve 2017-2020

si edhe përmbledhjen e Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2017-2020

 

E ardhmja e sistemit të integruar për mbrojtjen e fëmijës në Shqipëri

UntitledKy dokument lidhur me politikat për sistemet e integruara për mbrojtjen e fëmijës është hartuar në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Dokumenti kontribuon në Planin Kombëtar të Veprimit për Fëmijët dhe rishikimin e legjislacionit ekzistues për mbrojtjen e fëmijës. Ky proces ka patur mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe është në përputhje me Strategjinë e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Fëmijës (2012-2015). Dokumenti e vendos theksin fuqimisht mbi nevojat e veçanta të sistemit, si dhe mbi nevojën për një qasje ndërsektoriale dhe që përfshin më shumë agjenci. Studimi synon që të qartësojë përgjegjësitë dhe rolet e autoriteteve përgjegjëse për organizimin e sistemit për mbrojtjen e fëmijës, dhe ofron sugjerime lidhur me politikat në fushat prioritare.Lexo teksit e plotë në versionin shqip dhe anglisht:

 

Strategjia e Këshillit të Europës për të drejtat e fëmijëve 2016-2021

untitledFëmijë e shteteve anëtare në Këshillin e Evropës kanë të drejtë të gëzojnë gamën e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve(UNCRC) dhe instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Këshilli i Evropës mbron dhe promovon të drejtat e njeriut ku përfshihen edhe të drejtat e fëmijës dhe ka hartuar Strategjinë për të Drejtat e Fëmijëve 2016-2020. Në këtë dokument përcaktohen prioritetet e Këshillit të Evropës në këtë fushë për periudhën 2016 deri 2020.

Kohëzgjatja e kësaj strategjie është gjashtë vjet. Një vlerësim afatmesëm me mundësinë për rregullime do kryhet pas tre viteve nën drejtimin e shteteve anëtare dhe palëve tjera të interesuara. Lexoni përmbledhjen e Strategjisë të Këshillit të Europës për të drejtat e fëmijëve 2016-2021

 

Plani i veprimit për fëmijë 2012-2015

UntitledPlani i Veprimit për Fëmijë 2012 – 2015, është një  dokument që synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet  aktorëve të ndryshëm qeveritarë, donatorëve,  shoqërisë civile dhe komunitetit, për të marrë  vendime të orientuara drejt respektimit të të drejtave të fëmijëve. Miratimi i këtij dokumenti politik, në të njëjtën kohë,  përmbushi edhe një nga pikat e rekomandimit 11 të  BE-së për integrimin europian të vendit tonë. Realizimi i të drejtave të fëmijëve për mbrojtje dhe  përfshirje sociale; për mbrojtjen nga dhuna, abuzimi;  për arsimim cilësor; për kujdes shëndetësor; për  mbrojtje ligjore, do të mbeten përsëri prioritetet  tona, duke siguruar kështu vazhdueshmërinë e  politikave sociale të ndërmarra.Lexo teksit e plotë në versionin shqip dhe anglisht: