#‎UnëMbrojFëmijët
Me datë 11 Maj u zhvillua  një diskutim konsultativ të draft ndryshimeve të reja ligjore të Ligjit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Fakultetin e Shkencave Sociale. Petagogët dhe studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës sollën komente dhe sugjerime shumë të vlefshme.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së bashku me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, janë duke punuar për përmirësimin e kuadrit ligjor dhe hartimin e politikave të reja në drejtim të mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, me qëllim për ta bërë sistemin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve sa më miqësor dhe efektiv.