Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë  në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve po punojnë për hartimin e Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2016 -2020. Ky dokument do të adresojë politikat shtetërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vend. Në këtë proçes, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë po mbështetet nga UNICEF dhe ekspertë të fushës.

Me datë 21 qershor 2016 u zhvillua pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë një takim konsultativ me anëtarët e grupit ndërinstitucional të punës dhe shumë përfaqësues të organizmave ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi drejtimet kryesore strategjike dhe proçesin e hartimit të Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2016 -2020.