Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me organizatën World Vision organizuan me datë 14 nëntor 2016 konsultimin me fëmijët për Draft Agjendën, mendimet e të cilëve do të reflektohen në dokument. Aktiviteti u përshëndet nga Ministri Z. Klosi, Kryetarja e Agjencisë, Znj. Verzivolli, World Vision, fëmijët.

Aktiviteti pati si qëllim konsultimin e Agjendës Kombëtare të Fëmijëve për t’i bërë shërbimet sociale miqësore për ta, gjatë 5 viteve të ardhshme. Në këtë aktivitet World Vision mundësoi pjesemarrjen e rreth 70 fëmijëve nga disa qytete të vendit. Fëmijët u ndanë në grupe si arsimi, shëndetësia, dhuna, drejtësia, qeverisja. Ata diksutuan ne grupe dhe dolën me propozime konkrete dhe rekomandime se si mund të përmirësohen shërbimet shoqërore, parë me sytë e tyre.

Në vazhdimësi të aktivitetit fëmijët patën edhe një bashkëbisedim me ministrin Klosi ku diskutuan rreth çështjeve  qe ata i shqetësojnë. Gjatë këtij takimi u prezantua edhe aplikacioni mobile #UnëMbrojFëmijët, qëllimi i të cilit është nxitja e identifikimit të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve dhe sigurimi i mbrojtjes së tyre,  përmes referimit të rasteve në institucionet përgjegjëse.