Takim me aktorët vendorë në bashkinë Shkodër për punën me fëmijët në situatë rruge

Me datë 3 mars 2016 në Shkodër u zhvillua një workshop me profesionistët për mbrojtjen e fëmijëve në kuadër të Planit Kombëtar të Mobilizimit #‎UnëMbrojFëmijët‬.
ASHMDF me mbështetjen e OSBE prezantoi Udhëzuesin e Procedurave për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, një mjet pune për profesionistët në zbatim të planit të veprimit për fëmijët në situatë rruge.
Plani lokal për fëmijët në situate rruge kërkon angazhimin e pushtetit lokal dhe të gjithë profesionistëve në Shkodër. Zbatimi i planit lokal do fillojë me punën në terren, ngritjen e skuadrave të terrenit, identifikimin e rasteve të fëmijëve dhe familjeve dhe menaxhimin e tyre.
Është detyrë dhe përgjegjësi e pushtetit vendor të marrë në mbrojtje fëmijët në situatë rruge në territorin e bashkisë Shkodër, por jo vetëm, gjithashtu dhe profesionistët publikë e jopublikë, insitucionet, komuniteti, qytetarët, shoqëria duhet të reagojë për të mbrojtur fëmijët nga shfrytëzimi në rrugë.