Takim me profesionistët në qytetin e Shkodrës mbi Punën Ndër-sektoriale për Mbrojtjen e Fëmijëve

#‎UnëMbrojFëmijët‬
Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e gjithsecilit dhe nevojitet që profesionistë nga sektorë të ndryshëm të punojnë sëbashku për këtë qëllim.
Në kuadër të Planit Kombetar të Mobilizimit, kundër çdo forme të dhunës ndaj fëmijëve, në datat 16 dhe 17 mars u mblodhëm bashkë profesionistët e Qytetit të Shkodrës në trajnimin “Puna Ndër-sektoriale për Mbrojtjen e Fëmijëve”, organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me organizatat partnere Terres des Hommes dhe UNICEF.