#UnëMbrojFëmijët

Të gjithë fëmijët të çfarëdolloj etnie, race apo feje kanë të drejta të barabarta, për një jetë të mirë, të rriten në kushtë të sigurta, me përkujdesje, për arsim dhe edukim, shëndet dhe përfshirje sociale, krijimin e një ambienti miqësor dhe përfshirjen e tyre në mënyrë aktive.

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve ishte pjesë e takimit të Komisionit të Përgjithshëm për Zhvillimin Social, Edukimin, Kërkimin dhe Shkencën i Asamblesë Parlamentare të SEECP-së. Kryetarja e agjencisë Znj. Ina Verzivolli foli mbi situatën e fëmijëve në situatë rruge dhe fëmijët e pa shoqëruar.