Trajnimi i NJMF-ve të Tiranës dhe aktorëve të tjerë në lidhje me Protokollin e Mbrojtjes së Fëmijëve dhe Udhëzuesin Proçedural për Fëmijët në Situatë Rruge

Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me UNICEF, Save the Children, Terre des Hommes, World Vision dhe Arsis kanë organizuar një cikël trajnimesh për rritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale të punonjësve të NJMF të Tiranës dhe të punonjësve të policisë.

Trajnimi ishte i ndarë në 5 sesione kishte si synim dhënien e koncepteve bazë mbi përdorimin në praktikë të Protokollit të Mbrojtjes së Fëmijëve, rolet dhe përgjegjësitë e NJMF-ve dhe aktorëve përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve, Udhëzuesin Procedural për Fëmijët në Situatë Rruge dhe punën e skuadrave  të terrenit.

Në trajnim morën pjesë punonjës të NJMF , punonjës të policisë dhe përfaqësues nga organizatat që janë të angazhuar me punën në terren. U trajnuan  40 persona nga këta: 11 punonjës të NJMF-të  njësive vendore të Tiranës, punonjës të policisë të komisariateve nr 1, nr 2, nr 3, nr 4, nr 5 , punonjës nga Shërbimi Social Shtetëror dhe ai Rajonal, punonjës nga organizatat që punojnë për fëmijët, që janë përfshirë në skuadrat e terrenit në kuadër të nismës për fëmijë në situatë rruge, konkretisht nga ARSIS, SHKEJ, FBSH, nga qendra ditore e Bashkisë Tiranë mbështetur nga Save the Children,  Different&equal, IRCA-SOROS dhe punonjësit e bërthamës së Task-Forcës në kuadër të Nismës.