Filloi puna për Mbrojtjen e Fëmijëve në Bashkitë Krujë dhe Kavajë.
Në dy tryeza multi-disiplinare organizuar në datat 5 dhe 6 qershor me drejtuesit e institucioneve lokale, u morën angazhimet për të hartuar plane lokale për mbrojtjen e fëmijëve ne zbatim te Ligjit “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e fëmijëve”. Agjencia do të koordinojë procesin, ndërsa bashkitë do të mund të përfitojnë nga ndihma në kuadër të projektit të Save the Children in Albania, zbatuar nga organizata ARSIS.
Mbështetja do të konsistojë në mbështetje finaciare dhe në burime njerëzore për mbarëvajtjen e punës për mbrojtjen e fëmijëve – me vizion përforcimin e kapaciteteve dhe investimeve të bashkive për strukturat, ndërhyrjet dhe shërbimet në shërbim të fëmijëve.
Planet e veprimit do të mbulojnë mbrojtjen e fëmijëve në tërësi nga të gjitha format e dhunes – Por me fokus të vecantë tek fëmijët në situatë rruge.
Për të vënë në zbatim këtë plan veprimi kërkohet bashkëpunimi dhe ndërveprimi ndërsektorial i zyrës së punës, drejtorisë arsimore, strukturave të policisë, drejtorisë së shëndetit publik dhe shërbimit social rajonal.