#UnëMbrojFëmijët

Autobuzi Itinerant #UnëMbrojFëmijët ndaloi me datë 13 maj në Vlorë. Këtij aktiviteti ju bashkuan Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Z.Blendi Klosi, Z. Florian Raunig Ambasador i OSBE në Shqipëri; Znj. Elona Gjerbrea, Zevendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe partnerët të cilët punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve. Në eventin para bashkisë Vlorë insitucionet lokale dhe organizatat informuan të ftuarit për punën e zhvilluar në këtë bashki për mbrojtjen e fëmijëve. Gjithashtu, në këtë aktivitet u prezantua Udhëzuesi i Procedurave për Identifikimin, Ndihmën e Menjëhershme dhe Referimin e Fëmijëve në Situatë Rruge dhe u zyrtarizua Plani Lokal për Fëmijët në Situatë Rruge.