#‎UneMbrojFemijet

Faleminderit futbollistëve të Skënderbeut dhe Tërbunit që nisën ndeshjen me mesazhin ‪#UnëMbrojFëmijët, duke veshur bluzat me këtë logo. Gjeste sado të vogla për një kauzë kaq të madhe, janë më shumë se të vlefshme për rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtën e tyre për të jetuar plotësisht fëmijërinë.
Me mbeshtetjen e bashkisë Korçë dhe World Vision e sollëm  #UneMbrojFemijet në stadiumin e Korçës.