Publikuar më: 15/10/2024
Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në konflikt me ligjin”, 2024
Kjo Marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në konflikt me ligjin. Kjo Marrëveshje e Bashkëpunimit lidhet duke qenë se Palët vlerësojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional si vendimtar në arritjen e objektivave të përbashkëta për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin bazuar në interesin më të lartë të fëmijës, në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijës, të Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026 dhe Strategjisë së Drejtësisë për të Miturit 2022- 2026.

