Fëmijë e shteteve anëtare në Këshillin e Evropës kanë të drejtë të gëzojnë gamën e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve(UNCRC) dhe instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Këshilli i Evropës mbron dhe promovon të drejtat e njeriut ku përfshihen edhe të drejtat e fëmijës dhe ka hartuar Strategjinë për të Drejtat e Fëmijëve 2016-2020. Në këtë dokument përcaktohen prioritetet e Këshillit të Evropës në këtë fushë për periudhën 2016 deri 2020. Kohëzgjatja e kësaj strategjie është gjashtë vjet. Një vlerësim afatmesëm me mundësinë për rregullime do kryhet pas tre viteve nën drejtimin e shteteve anëtare dhe palëve tjera të interesuara.