Akademia e Ligjit për Profesionistët e Fëmijëve

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkëpunim me organizatën World Vision organizuan trajnimin “Akademia e Ligjit për Profesionistët që punojnë me fëmijët për përmirësimin e mekanizmave lokale të mbrojtjes së fëmijëve”. Trajnimi u zhvillua përgjatë 3 ditëve me pjesëmarrjen e 35 profesionistëve që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve. Pas punës me grupe u shpërndanë për Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijëve telefona celulare dhe numra telefoni që do tu vijnë në ndihmë profesionistëve në procesin e menaxhimit të rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje. Falenderojmë të gjithë pjesemarresit për angazhimin dhe profesionalizmin që treguan gjatë trajnimit.