Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve mori pjesë me datë 18 nëtor në “Dialogun mbi Politikat e Parandalimit të Keqtrajtimit të Fëmijëve në Shqipëri”, të organizuar nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropën, Zyra e OBSH-së për Shqipërinë dhe Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Unicef-in dhe Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky takim solli bashkë hartuesit e lartë të politikave të sektorëve të ndryshëm, specialistë dhe organizata ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij dialogu ishte paraqitja e raportit “Analiza e situatës së parandalimit të keqtrajtimit të fëmijëve në Shqipëri”, si dhe u diskutua mbi hapat për përmirësimin e politikave dhe programeve për parandalimin e keqtrajtimit të fëmijëve. Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve Znj.Ina Verzivolli prezantoi risitë e projektligjit të ri “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve”, Agjendën për Fëmijët 2016-2020, të hartuara nën frymën e një qasje sistemike për mbrojtjen e fëmijëve.