skip to Main Content

E gjithë vëmendja jonë është të mbështesim çdo fëmijë. Sot u prezantuam me 2 rastet e suksesit të fëmijëve që do të ndjekin për herë te parë arsimin 9 vjeçar. Nëpërmjet koordinimit dhe bashkëpunimit të Agjencisë, Organizatës World Vision in Albania and Kosovo dhe Administratoreve të Njësisë Administrarive nr 5 dhe 9 . Fëmijët u pajisen me mjetet didaktike , çanta dhe tablet dhe do të jenë gati për tu ulur në bankat e shkollës për të filluar kështu rrugëtimin e gjatë drejt dijes.

Znj. Alma Tandili , Kryetaria e Agjencisë Shtëtërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, i këshilloi fëmijët që këtë vit të ri shkollor duhet të jenë të kujdesshëm të vendosin maskën dhe të qëndrojnë të sigurtë në shkollë, sepse kështu do të ruajnë veten, shokun, prindërit dhe gjyshërit që të mos sëmuren dhe na ndihmon që ta mundim #COVID19

Asnjë fëmijë nuk mund të lihet pa shkollimin përkatës, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, fton të gjitha institucionet organizatat, komunitetin, shoqërinë civile, median dhe publikun e gjerë që për çdo fëmijë të identifikuar në nevojë për mbrojtje të referohen pranë strukturave përgjegjëse vendore për tu trajtuar dhe për të marrë shërbimet e nevojshme.

#Fëmijëttëparët

#Gatipërshkollë

#mbajmaskën

#qendroisigurt

#ASHDMF

#MSHMS