skip to Main Content
Fushata Për Abuzimin Online
Fushata Për Abuzimin Online
Fushata Për Abuzimin Online
Fushata Për Abuzimin Online
Alma Tandili Lleshi Fushata Për Abuzimin Online
Fushata Për Abuzimin Online
Fushata Për Abuzimin Online
Fushata Për Abuzimin Online
Fushata Për Abuzimin OnlineFushata Për Abuzimin OnlineFushata Për Abuzimin OnlineAlma Tandili Lleshi Fushata Për Abuzimin OnlineFushata Për Abuzimin OnlineFushata Për Abuzimin OnlineFushata Për Abuzimin Online

Fushata ndërgjegjësimi

ASHMDF ka organizuar Fushatën Ndërgjegjësuese “Kujdes nuk është lojë! në kuader të 18 nëntorit Dita  Europiane per Femijet per Mbrojtjen kunder Shfrytezimit Seksual dhe Abuzimit Seksual. Fushata është bazuar në nismën e Këshillit të Europës për Parandalimin e Sjelljeve të Rrezikshme tek Fëmijët. Me qëllim ndërgjegjësimin dhe informimin mbi ngacmimet, abuzimet online me fëmijët janë shpërndarë 600 fletë palosje me mesazhe Kujdes nuk është lojë! Ngrije zërin, denonco dhunën online! Janë realizuar takime me 400 fëmijë të shkollave 9 vjecare , të mesme dhe të qendrave komunitare fëmijët, me 500 profesioniste, mësues, punonjës social të shkollave, psikolog, punojës të qëndrave, me 100 prindër profesionistë dhe prindër në bashkitë Bulqizë, Shkodër, Vlorë, Lushnje, Patos , Fier, Kukës , Këlcyrë, Memaliaj, Përmet, Maliq, Pogradec dhe Korcë. Fushata është zhvilluar  gjatë periudhës nëntor dhe dhjetor 2020.

Mbrojtja nga rreziku online me fëmijët

Ligji nr. 18/2017 parashikon mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës dhe abuzimit, duke përfshirë ato forma të dhunës dhe abuzimit online dhe mbrojtje e fëmijës nga qasja në materiale me përmbajtje të dëmshme ose të paligjshme në internet (neni 27).
ASHMDF shqyrton çdo raportim të çdo rasti të konstatuar lidhur me faqe/materiale me përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për fëmijët në internet. Gjithashtu ASHMDF në bashkëpunim me linjën Alo 116 111 ka vendosur në dispozicion linjën e gjelbër për raportimin e rasteve të mbrojtjes së fëmijëve në internet. Për vitin 2020 janë raportuar 80 raste ku fëmijët janë ngacmuar, bulluar, vjedhur adresat e rrjeteve sociale. Rastet janë raportuar Portalin Online të administruar nga AKCESK mbi faqet me përmbajtje të dëmshme ose të paligjshme për fëmijët.

Platforma Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve Online (www.ISIGURT.al) si dhe linja e gjelbër Alo 116 111 janë mjete për raportimin e përmbajtjeve të paligjshme ose të pasigurta për fëmijët dhe të rinjtë ose çdo incident.