Me datë 29. 06. 2018, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, me mbështetjen e UNICEF-Albania organizuan mbledhjen e dytë të Këshillit Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të ministrive të linjës, Avokatit të Popullit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Qëllimi i kësaj mbledhje ishte miratimi i udhëzimit “Për zgjedhjen e përfaqësuesve të Fëmijëve në Këshillin Kombëtar për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” si dhe prezantimi i raportit vjetor të punës së Agjencisë Shtetërorë për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe i strukturave të mbrojtjes së fëmijëve.