skip to Main Content

Agjenda Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve 2021-2026

Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021–2026 (AKDF) është një dokument, i cili është hartuar në emër të Qeverisë Shqiptare nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në koordinim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, si edhe në konsultim me ministritë e tjera përgjegjëse, njësitë e vetëqeverisjes vendore, institucionet e pavarura, organizatat e shoqërisë civile, organizatat ndërkombëtare, të cilat punojnë në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve. AKDF-ja është një angazhim për të përmbushur të drejtat e fëmijëve në Shqipëri me një kohështrirje 2021–2026.

Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021–2026

National Agenda on the Rights of the Child 2021-2026

Agjenda Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve 2017-2020

Agjenda synon të arrijë mbrojtjen dhe promovimin efektiv të të drejtave të fëmijëve në Republikën e Shqipërise, duke zbatuar standartet ndërkombëtare dhe kombëtare në këtë fushë dhe duke nxitur një qasje të integruar dhe gjithëpërfshirëse për të drejtat e fëmijëve. AKDF paraqet një kuadër shumëdisiplinor dhe sistematik, i cili duhet të integrohet në të gjitha dokumentet, planet dhe veprimtaritë e tjera kombëtare dhe lokale të lidhura me fëmijët, në frymën e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve.

Raporti i Monitorimit Afatmesëm i Axhendës së Fëmijëve 2017-2020

Raporti 4-vjecar i zbatimit të Agjendës Kombëtare 2017-2020

Strategjia e Këshillit të Europës për të drejtat e fëmijëve 2016-2021

Fëmijë e shteteve anëtare në Këshillin e Evropës kanë të drejtë të gëzojnë gamën e plotë të të drejtave të njeriut të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve(UNCRC) dhe instrumente të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Këshilli i Evropës mbron dhe promovon të drejtat e njeriut ku përfshihen edhe të drejtat e fëmijës dhe ka hartuar Strategjinë për të Drejtat e Fëmijëve 2016-2020. Në këtë dokument përcaktohen prioritetet e Këshillit të Evropës në këtë fushë për periudhën 2016 deri 2020. Kohëzgjatja e kësaj strategjie është gjashtë vjet. Një vlerësim afatmesëm me mundësinë për rregullime do kryhet pas tre viteve nën drejtimin e shteteve anëtare dhe palëve tjera të interesuara. Lexoni përmbledhjen e Strategjisë të Këshillit të Europës për të drejtat e fëmijëve 2016-2021

E ardhmja e Sistemit të Integruar të Mbrojtjes së Fëmijëve në Shqipëri

Ky dokument lidhur me politikat për sistemet e integruara për mbrojtjen e fëmijës është hartuar në kuadër të përpjekjeve të Qeverisë Shqiptare për përmirësimin e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Shqipëri. Dokumenti kontribuon në Planin Kombëtar të Veprimit për Fëmijët dhe rishikimin e legjislacionit ekzistues për mbrojtjen e fëmijës. Ky proces ka patur mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe është në përputhje me Strategjinë e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Fëmijës (2012-2015). Dokumenti e vendos theksin fuqimisht mbi nevojat e veçanta të sistemit, si dhe mbi nevojën për një qasje ndërsektoriale dhe që përfshin më shumë agjenci. Studimi synon që të qartësojë përgjegjësitë dhe rolet e autoriteteve përgjegjëse për organizimin e sistemit për mbrojtjen e fëmijës, dhe ofron sugjerime lidhur me politikat në fushat prioritare.Lexo teksit e plotë në versionin shqip dhe anglisht: Future of an integrated child protection system in Albania.

Permbledhje e Agjendes Kombetare per te Drejtat e Femijeve 2017-2020

Agjenda Kombëtare për të Drejtat Fëmijëve përfaqëson një dokument strategjik, i cili shpreh prioritetet e institucioneve shtetërore në fushën e të drejtave të fëmijëve, si dhe njëkohësisht, një kuadër të unifikuar për monitorimin e progresit të Qeverisë shqiptare drejt realizimit të të drejtave të fëmijëve, në të gjithë sektorët relevantë.

Plane Veprimi

Mbrojtja e fëmijëve në situatë rruge është tashmë në fokus të punës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si një nga grupet më vulnerabël të fëmijëve, të cilët janë të përfshirë në disa nga format më të këqija të punës. Aktualisht, po zbatohet një Plan Kombëtar ndërhyrje me synim koordinimin e të gjithë aktorëve në përpjekjen për të mbrojtur fëmijët në situatë rruge dhe për tu garantuar atyre një të ardhme më të mirë.

Plani i Veprimit për Fëmijë 2012 – 2015, është një  dokument që synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet  aktorëve të ndryshëm qeveritarë, donatorëve,  shoqërisë civile dhe komunitetit, për të marrë  vendime të orientuara drejt respektimit të të drejtave të fëmijëve. Miratimi i këtij dokumenti politik, në të njëjtën kohë,  përmbushi edhe një nga pikat e rekomandimit 11 të  BE-së për integrimin europian të vendit tonë. Realizimi i të drejtave të fëmijëve për mbrojtje dhe  përfshirje sociale; për mbrojtjen nga dhuna, abuzimi;  për arsimim cilësor; për kujdes shëndetësor; për  mbrojtje ligjore, do të mbeten përsëri prioritetet  tona, duke siguruar kështu vazhdueshmërinë e  politikave sociale të ndërmarra.Lexo teksit e plotë në versionin shqip dhe anglisht: Action plan for children 2012-2015