skip to Main Content

Në kuadër të javës së të drejtave të fëmijëve, Kryetarja e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës Znj. Alma Tandili realizoi një takim online informues dhe ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës 9 vjecare “Emin Duraku” në lidhje me realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e fëmijëve. Së bashku me Punonjësen e Mbrojtjes së Fëmijëve nr. 5 dhe Observatorin për të Drejtat e Fëmijëve dhe të Rinjve diskutuam në lidhje me mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, abuzimi, shfrytëzimi dhe neglizhimi dhe mënyrën e raportimit të këtyre rasteve pranë institucioneve përgjegjëse, Njësisë e Mbrojtjes së Fëmijës nr. 5, Linjën e Këshillimit Alo 116 111. Gjithashtu diskutuam edhe për abuzimet e fëmijëve online, rreziqet që paraqiten për fëmijët gjatë përdorimit të internetit, abuzimin seksual dhe bullizmin.

#fëmijëttëparët

#AgjenciaShtetërorepërtëDrejtatdheMbrojtjeneFëmijës

#MinistriaeShëndetësisëdheMbrojtjesSociale