skip to Main Content
DisDiskutim me aktorët lokalë në Elbasan rreth rregjistrimit të fëmijëve dhe vendosjes në kujdestarikutim me aktorët lokalë në Elbasan rreth rregjistrimit të fëmijëve dhe vendosjes në kujdestari

Me datë 11 Mars 2016 në Elbasan, në kuadër të Planit Kombëtar të Mobilizimit për Mbrojtjen e Fëmijëve nga dhuna, shfrytëzimi dhe neglizhimi, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me Tirana Legal Aid Society (TLAS), UNICEF Albania, Shërbimi Social Shtetëror dhe Bashkia Elbasan organizuan një takim mbi diskutimin dhe informimin me temë “Mbrojtja e interest më të lartë të fëmijës, përmes procesit të regjistrimit të lindjes, vendosjes në kujdestari dhe përfshirjes në programet sociale”.

Takim me profesionistët në qytetin e Shkodrës mbi Punën Ndër-sektoriale për Mbrojtjen e Fëmijëve

#‎UnëMbrojFëmijët‬
Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e gjithsecilit dhe nevojitet që profesionistë nga sektorë të ndryshëm të punojnë sëbashku për këtë qëllim.
Në kuadër të Planit Kombetar të Mobilizimit, kundër çdo forme të dhunës ndaj fëmijëve, në datat 16 dhe 17 mars u mblodhëm bashkë profesionistët e Qytetit të Shkodrës në trajnimin “Puna Ndër-sektoriale për Mbrojtjen e Fëmijëve”, organizuar nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në bashkëpunim me organizatat partnere Terres des Hommes dhe UNICEF.

Diskutim me aktorët lokalë në Përmet për rregjistrimin e fëmijëve dhe vendosjen në kujdestari

Diskutim me aktorët lokalë në Elbasan rreth rregjistrimit të fëmijëve dhe vendosjes në kujdestari

 

#‎UneMbrojFemijet

TLAS, Sherbimi Social Shtetëror si dhe Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve zhvilluan një takim me datë 28 në Përmet me specialistë të mbrojtjes së fëmijëve, për të diskutuar dhe aftësuar mbrojtësit e fëmijëve lidhur me problemet e regjistrimit civil, kujdestarisë dhe mbrojtjes sociale, në kuadër të projektit që mbështetet nga UNICEF për aksesin e fëmijëve në drejtësi, i cili implementohet nga TLAS.

Diskutim me aktorët lokalë në Lezhë për rregjistrimin e fëmijëve dhe vendosjen në kujdestari

Diskutim me aktorët lokalë në Lezhë për rregjistrimin e fëmijëve dhe vendosjen në kujdestari

 

 

#‎UneMbrojFemijet
Me datë 21 Mars 2016 Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, Tirana Legal Aid Society (TLAS) Shërbimi Social Shtetëror organizuan një takim në Lezhë me specialistë të mbrojtjes së fëmijëve. Këto takime zhvillohen për të diskutuar dhe aftësuar mbrojtësit e fëmijëve lidhur me problemet e regjistrimit civil, kujdestarisë dhe mbrojtjes sociale, në kuadër të projektit që mbështetet nga UNICEF Albania për aksesin e fëmijëve në drejtësi, i cili implementohet nga TLAS.