skip to Main Content

Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës gjatë muajit dhjetor ka realizuar takimet e rradhës në Bashkinë Vlorë, Bashkinë Divjakë dhe Bashkinë Shkodër ku sëbashku me Punonjësit e Mbrojtjes së Fëmijës janë shpërndarë fletëpalosje me nxënësit e shkollave, prindër nga komunitete të ndryshme. Rëndësia e këtyre takimeve lidhet me kujdesin që duhet të kenë fëmijët ndaj abuzimit online dhe të gjitha formave të dhunës apo abuzimit. Rreziku i fëmijëve ndaj ngacmimeve, abuzimeve apo edhe formave të ndryshme të dhunës online është mjaft i përhapur në mjedisin dixhital. Profesionistët, prindërit dhe fëmijët nxiten të raportojnë në kohë për çdo rast të identifikuar në rrezik.

#fëmijëttëparët

#AgjenciaShtetërorepërtëDrejtatdheMbrojtjeneFëmijës

#MinistriaeShëndetësisëdheMbrojtjesSociale

#MinistriaeShëndetësisëdheMbrojtjesSociale