Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës gjatë muajit dhjetor ka realizuar takimet…
20 Nëntori është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijeve!
Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijes sëbashku me stafin zgjodhëm Bashkinë Kukës për të promovuar të drejtat e çdo fëmije dhe për ti mbrojtur ato.
Shqipëria ka arritur sukses në promovimin e të Drejtave dhe Mbrojtjen e Fëmijëve. Kemi Agjencinë Shtërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, është miratuar ligji 18, 2017 “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës” . Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijës 2017-2020. Këshilli Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës. Është ngritur në Kuvendin e Shqipërisë “Grupi i Deputetëve Miqtë e Fëmijëve”.
ASHDMF ka rolin të mobilizojë të gjithë aktorët për të rritur pjesmarrjen e të gjitha ketegorive të fëmijëve proçese vendimarrjeje, dëgjesa publike për nevojat e tyre të cilat duhet te jenë prioriteti i çdo institucioni në nivel lokal apo qëndror, organizate apo grupi interesi, media dhe më gjërë, në çdo skaj të Shqipërisë në interesin më të lartë të fëmijës!
Të gjithë sëbashku për mirëqënien e “Fëmijës”
#AgjenciaShtetërorepërtëDrejtatdheMbrojtjeneFëmijës