skip to Main Content

Në Javën e të Drejtave të Fëmijëve dhe në kudër të 18 Nëntorit, Ditës Europiane Kundër Abuzimit Seksual dhe Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëvëe, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës nisi sot Fushatën Ndërgjegjësuese “Kujdes, nuk është lojë!”, bazuar  edhe në nismën e Këshillit të Europës për parandalimin e sjelljeve të rrezikshme tek fëmijët.

“Ngrije zërin!”,  “Raporto dhunën, abuzimin dhe neglizhimin!”, këto ishin mesazhet që u shpërndanë me fëmijët e Bashkisë Bulqizë. Ndërgjegjësimi dhe informimi  mbi rreziqet që çdo fëmijë i moshës 6 -17 vjeç është i ekspozuar gjatë përdorimit të internetit. Një nga format më të përhapura është edhe ajo e shantazhimit apo kërcënimit duke rrezikuar jetën e fëmijëve.

Në bashkëpunim me Prezencen e OSBE-së në Shqipëri dhe Ministrinë e Brendëshme,  Punonjësen për Mbrojtjen e Fëmijës, Specialistin e Trafiqeve dhe aktorët vendor të Bashkisë Bulqizë u diskutua mbi ecurinë e punës për menaxhimin e rasteve të fëmijëve viktima trafikimit, abuzimit seksual si dhe për nxitjen e identifikimit proaktiv dhe raportimit.

#fëmijëttëparët

#AgjenciaShtetërorepërtëDrejtatdheMbrojtjeneFëmijës

#MinistriaeShëndetësisëdheMbrojtjesSociale

#BashkiaBulqizë

#OSCE