skip to Main Content

Marrëveshje Bashkëpunimi midis Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe Agjencise Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, 2024

Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e  bashkëpunimit dhe përcaktimin e mënyrës së bashkërendimit të punës  brenda kompetencave ligjore  të  dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në hapësirën kibernetike. Duke vlerësuar mbrojtjen që ligji i jep fëmijëve në hapësirën digjitale për sigurinë e tyre nga kërcënimet, shantazhet, apo sulmet kibernetike, me anë të këtij bashkëpunimi  është  reflektuar  respektimi i parimit të reciprocitetit ndërmjet dy autoriteteve në përmbushje të parimit më të lartë mbrojtjes së interesit më të lartë për fëmijët.

Modul “Hapësirë Kibernetike e sigurt për fëmijët”

 

Marrëveshje bashkëpunimi  ndërmjet Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në konflikt me ligjin”, 2024

Kjo Marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në konflikt me ligjin. Kjo  Marrëveshje e Bashkëpunimit lidhet duke qenë se Palët vlerësojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional si vendimtar në arritjen e objektivave të përbashkëta për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin bazuar në interesin më të lartë të fëmijës, në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijës, të Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026 dhe Strategjisë së Drejtësisë për të Miturit 2022- 2026.

Moduli i trajnimit “ Për identifikimin e hershëm dhe rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për të parandaluar dhunën dhe kriminalitetin tek të rinjtë