Publikuar më: 15/10/2019

Marrëveshja e bashkëpunimit “ Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve kanë hartuar marrëveshjen e bashkëpunimit për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge. Kjo marrëveshje synon ndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta institucionale parandaluese dhe mbrojtëse, si një garanci për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve në situatë rruge, të cilët janë ndër grupet më vulnerabël dhe që jetojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale dhe psikologjike, duke u bërë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Gjithashtu, kjo marrëveshje bazohet në  nevojën për ndërhyrje të qëndrueshme, ndër-sektoriale për adresimin e fenomenit të fëmijëve në situatë rruge, si dhe nevojën për vendosjen e praktikave të qëndrueshme parandaluese për informimin dhe edukimin e shoqërisë, familjes dhe në veçanti të fëmijës mbi këtë fenomen.