Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe përcaktimin e mënyrës së bashkërendimit të punës brenda kompetencave ligjore të dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në hapësirën kibernetike. Duke vlerësuar mbrojtjen që ligji i jep fëmijëve në hapësirën digjitale për sigurinë e tyre nga kërcënimet, shantazhet, apo sulmet kibernetike, me anë të këtij bashkëpunimi është reflektuar respektimi i parimit të reciprocitetit ndërmjet dy autoriteteve në përmbushje të parimit më të lartë mbrojtjes së interesit më të lartë për fëmijët.
Publikuar më: 19/11/2026

