Politika e privatësisë
- Ky është një website i Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.
- Nëse po shfletoni vetëm këtë faqe, ne nuk kërkojmë të dhëna që na lejojnë tju identifikojmë ju individualisht.
- Nëse vendosni të bëni një kërkesë ose të na dërgoni një email me të cilin na jepni të dhëna të identifikueshme personalisht, ne mund të ndajmë të dhënat e nevojshme me agjencitë e tjera qeveritare, sipas përcaktimeve të bëra në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllim që t’ju shërbejmë në mënyrë më efikase dhe efektive, përveç nëse është e ndaluar me ligj. Ne nuk do të ndajmë të dhënat tuaja personale me subjektet joqeveritare, me përjashtim të rasteve kur subjektet e tilla kanë qenë të autorizuar për të kryer shërbime të veçanta qeveritare.
- Ne do të ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për ofrimin efektiv të shërbimeve publike për ju.
- Për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, të gjitha ruajtjet elektronike dhe transmetimi i të dhënave personale sigurohen me teknologji të përshtatshme të sigurisë.
- Kjo faqe mund të përmbajë lidhje me organizata jo-qeveritare, mbrojtja e të dhënave dhe praktikat e privatësisë mund të ndryshojnë nga jona. Ne nuk jemi përgjegjës për përmbajtjen dhe praktikat e privatësisë të faqeve të tjera dhe ju inkurajojmë që të konsultoheni me njoftimet për privatësi të atyre faqeve.
- Ju lutemi kontaktoni me e-mail info@femijet.gov.al
- Për çdo pyetje ose reagim mbi politikat dhe procedurat tona të mbrojtjes së të dhënave; ose
- Nëse keni nevojë për më shumë informacion ose akses në të dhënat që na keni dhënë më herët, si dhe nëse kërkoni që të fshihen të dhënat tuaja personale.
Lexo
- RREGULLORE PËR“ MBROJTJEN, PËRPUNIMIN, RUAJTJEN DHE SIGURINË E TË DHËNAVE PERSONALE”, Nr.485 prot, datë 16.12.2019
- DEKLARATË KONFIDENCIALITETI