Marrëveshja e bashkëpunimit “ Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge”

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve kanë hartuar marrëveshjen e bashkëpunimit për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge. Kjo marrëveshje synon ndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta institucionale parandaluese dhe mbrojtëse, si një garanci për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve në situatë rruge, të cilët janë ndër grupet më vulnerabël dhe që jetojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale dhe psikologjike, duke u bërë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Gjithashtu, kjo marrëveshje bazohet në  nevojën për ndërhyrje të qëndrueshme, ndër-sektoriale për adresimin e fenomenit të fëmijëve në situatë rruge, si dhe nevojën për vendosjen e praktikave të qëndrueshme parandaluese për informimin dhe edukimin e shoqërisë, familjes dhe në veçanti të fëmijës mbi këtë fenomen.

Lexo në linkun Marrëveshjen e bashkëpunimit “ Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge”

—————————————————————————————————————————

Marrëveshja e bashkëpunimit të katër  Ministrive “Për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor”,  Nr. 1613, datë 4.09.2013

Marrëveshja e bashkëpunimit të katër  Ministrive ka si qëllim identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor. Objekti i kësaj marrëveshje është përfshirja e të gjithë institucioneve për ndjekjen e arsimit bazë nga të gjithë fëmijët e moshës së detyrimit shkollor si edhe koordinimin e drejtorive arsimore rajonale, zyrave arsimore, shkollave me njesitë bazë të qeverisjes vendore, zyrat e gjendjes civile, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe qendrat shëndetësore për regjistrimin e fëmijëve në arsimin e detyruar.

Lexo në linkun Marrëveshjen e bashkëpunimit të katër  Ministrive “Për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor”,  Nr. 1613, datë 4.09.2013