Plane Veprimi
Mbrojtja e fëmijëve në situatë rruge është tashmë në fokus të punës së Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si një nga grupet më vulnerabël të fëmijëve, të cilët janë të përfshirë në disa nga format më të këqija të punës. Aktualisht, po zbatohet një Plan Kombëtar ndërhyrje me synim koordinimin e të gjithë aktorëve në përpjekjen për të mbrojtur fëmijët në situatë rruge dhe për tu garantuar atyre një të ardhme më të mirë.
- Plani i Veprimit, Ndihmë për fëmijë dhe familjet në situatë rruge, Bashkia Vlorë
- Plani i Veprimit, Ndihmë për fëmijë dhe familjet në situatë rruge, Bashkia Shkodër
- Plani i Veprimit, Ndihmë për fëmijë dhe familjet në situatë rruge, Bashkia Korçë
- Plani i Veprimit, Ndihmë për fëmijë dhe familjet në situatë rruge, Bashkia Fier
- Plani i Veprimit, Ndihmë për fëmijë dhe familjet në situatë rruge, Bashkia Durrës
- Plani i Veprimit, Ndihmë për fëmijë dhe familjet në situatë rruge, Bashkia Elbasan
Plani i Veprimit për Fëmijë 2012 – 2015, është një dokument që synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm qeveritarë, donatorëve, shoqërisë civile dhe komunitetit, për të marrë vendime të orientuara drejt respektimit të të drejtave të fëmijëve. Miratimi i këtij dokumenti politik, në të njëjtën kohë, përmbushi edhe një nga pikat e rekomandimit 11 të BE-së për integrimin europian të vendit tonë. Realizimi i të drejtave të fëmijëve për mbrojtje dhe përfshirje sociale; për mbrojtjen nga dhuna, abuzimi; për arsimim cilësor; për kujdes shëndetësor; për mbrojtje ligjore, do të mbeten përsëri prioritetet tona, duke siguruar kështu vazhdueshmërinë e politikave sociale të ndërmarra.Lexo teksit e plotë në versionin shqip dhe anglisht: Action plan for children 2012-2015