Njësitë për Mbrojtjen e Fëmijëve
Njësia për mbrojtjen e fëmijës në bashki ngrihet dhe funksionon si njësi e posaçme brenda strukturës përgjegjëse për shërbimet shoqërore në nivel bashkie dhe ka për detyrë, në mënyrë të posaçme, parandalimin, identifikimin, vlerësimin, mbrojtjen dhe ndjekjen e rasteve të fëmijës në rrezik dhe/ose në nevojë për mbrojtje. Punonjësit e njësisë për mbrojtjen e fëmijës, përfshirë drejtuesin e saj, janë punonjës për mbrojtjen e fëmijës, me formim punonjës socialë.
Punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve në Njësinë për Mbrojtjen e Fëmijëve është përgjegjës dhe ka për detyrë:
- Të mbeshtese PMF ne NJA per menaxhimin e rasteve te femijeve ne nevoje per mbrojtje
- Të hedhë informacionin për fëmijet në nevojë për mbrojtje, masat e mbrojtjes dhe planet individuale
- Të mbikqyrë mbarvajtjen dhe progresin e fëmijëve në nevoje për mbrojtje në NJA të bashkisë për të cilin është marrë mase mbrojtje ose është hartuar PIM
- Ti raportojë periodikisht ASHDMF të dhënat statistikore që ka përpunuar për fëmijët në nevojë për mbrojtje
- Të identifikoje të gjithe aktorët dhe ofruesit e shërbimeve publike dhe jo publike në territorin e bashkisë
- Të koordinoje funksionimin e GTN në nivel bashkie dhe NJA
- Organizon takime informuese, edukuese dhe trajnuese për mbrojtjen e fëmijës
- Shërben si qendër informacioni.
Punonjësi për mbrojtjen e fëmijëve në Njësinë administrative të bashkisë
PMF në njësitë administrative të bashkive, janë pjesë e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit dhe kryejnë vetëm detyra që lidhen me mbrojtjen e fëmijëve. PMF ka për detyrë:
- Te identifikoje ne menyre proactive rastet e femijeve ne rrezik
- Të bëjë vlerësimin e nivelit të rrezikut të fëmijëve në nevoje për mbrojtje
- Të kerkojë mbledhjen e grupit multidiplinar
- Të monitorojë mbarevajtjen e zbatimit të Masës së Mbrojtjes, progresin e zhvillimit të fëmijës për të cilin është vendosur Masa e Mbrojtjes.
- Të propozojë ndryshimin apo heqjen e Masës së Mbrojtjes dhe/ose ndryshimin apo përfundimin e PIM
- Të lehtësojë dhe të mbështesë fëmijën dhe /ose familjen e fëmijës në përmbushjen e PIM