Kodi i Drejtesise per te Mitur
Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur (në vijim Kodi) përmban rregullime të posaçme lidhur me përgjegjësinë penale të të miturve, rregulla procedurale lidhur me hetimin, ndjekjen penale, procesin gjyqësor, ekzekutimin e vendimit të dënimit penal, rehabilitimin ose të çdo mase tjetër që përfshin një të mitur në konflikt me ligjin, si dhe një të mitur viktimë dhe/ose dëshmitar të veprës penale
Kodi i Etikës së Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës
Kodi i Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës përmban rregullat bazë mbi standardet e sjelljes dhe etikës profesionale, që duhet të respektohen nga ana e nëpunësve të ASHDMF, gjatë ushtrimit të funksioneve administrative dhe publike.
Kodi i etikës i Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës
Kodi i Familjes
Kodi i Familjes është një dokument ligjor që rregullon marrëdheniet që lindin ndërmjet anëtarëve të një të familjeje. Ky Kod përcakton institucionin e martesës si një bashkëjetesë ligjore, e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza të unitetit në familje.
Lexoni të plotë në linkun:
Ligji për kundërvajtjet administrative
Ligji për kundravajtjet administrative përcakton rregullat për konstatimin dhe shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative, përcakton procedurat dhe afatet e ankimit ndaj akteve të organeve të administratës publike që vendosin dënime administrative, si dhe procedurat e ekzekutimit të sanksioneve administrative.
Lexoni të plotë në linkun:
Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi
Ky ligj rregullon zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë në lidhje me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, shtatzaninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër.
Lexoni të plotë në linkun:
Ligji nr 18/2017 “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”
Ligji përcakton të drejtat dhe mbrojtjen që gëzon çdo fëmijë, mekanizmat dhe autoritetet përgjegjëse, që garantojnë me efektivitet ushtrimin, respektimin, promovimin e këtyre të drejtave, si dhe mbrojtjen e veçantë të fëmijës. Qëllimi i këtij ligji është: të përcaktojë të drejtat dhe aksesin në të drejta; mekanizmat konkrete dhe efektive që garantojnë realizimin me efektivitet të këtyre të drejtave; përkujdesjen e posaçme për fëmijët; ngritjen e një sistemi të integruar të mbrojtjes së fëmijëve.
Lexoni të plotë në linkun:
Kodi i Transmetimit
Kodi i Transmetimit ka për qëllim të sigurojë pavarësinë dhe paanësinë e veprimtarisë së OSHMA-ve, duke synuar që ato të bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshme për rolin dhe përgjegjësinë e tyre në transmetimin e programeve, në përputhje me respektimin e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, me standardet e parimet etike e morale të shoqërisë, me respektimin në mënyrë të veçantë të të drejtave të fëmijëve për të qenë të mbrojtur, për t’u shprehur dhe për t’u informuar, në respektimin e privatësisë, dinjitetit, pluralizmit, paanësisë etj.
Lexoni të plotë në linkun:
Ligji për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare
Ligji ka për qëllim parandalimin dhe reduktimin e dhunës në familje në të gjitha format e saj, me anë të masave të përshtatshme ligjore si dhe garantimin e mbrojtjes me masa ligjore të pjesëtarëve të familjes, të cilët janë viktima të dhunës në familje, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuar.
Lexoni të plotë në linkun: