skip to Main Content

Marrëveshje Bashkëpunimi midis Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike dhe Agjencise Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, 2024

Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin e  bashkëpunimit dhe përcaktimin e mënyrës së bashkërendimit të punës  brenda kompetencave ligjore  të  dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në hapësirën kibernetike. Duke vlerësuar mbrojtjen që ligji i jep fëmijëve në hapësirën digjitale për sigurinë e tyre nga kërcënimet, shantazhet, apo sulmet kibernetike, me anë të këtij bashkëpunimi  është  reflektuar  respektimi i parimit të reciprocitetit ndërmjet dy autoriteteve në përmbushje të parimit më të lartë mbrojtjes së interesit më të lartë për fëmijët.

Marrëveshje bashkëpunimi  ndërmjet Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Qendrës së Parandalimit të Krimeve të të Miturve dhe të Rinjve “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në konflikt me ligjin”, 2024

Kjo Marrëveshje bashkëpunimi ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në kuadër të mbrojtjes së fëmijëve në konflikt me ligjin. Kjo  Marrëveshje e Bashkëpunimit lidhet duke qenë se Palët vlerësojnë rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional si vendimtar në arritjen e objektivave të përbashkëta për të garantuar mbrojtjen e fëmijëve në konflikt me ligjin bazuar në interesin më të lartë të fëmijës, në zbatim të kuadrit ligjor për mbrojtjen e fëmijës, të Agjendës Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve 2021-2026 dhe Strategjisë së Drejtësisë për të Miturit 2022- 2026.

Marrëveshje  bashkëpunimi  ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe  Mbrojtjes Sociale të Republikes së Shqiperisë dhe Ministrise së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës 

Bazuar në VKM Nr.111, datë 06.03.2019 VKM është lidhur midis dy shteteve Marëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve të Republikës së Kosovës. Qëllimi i kësaj marreveshje është përcaktimi i rregullave të bashkëpunimit mes shteteve palë dhe kooordinimi mes institucioneve për mbrojtjen dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët. Kjo Marëveshje zbatohet dhe funksionon përmes bashkëpunimit të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës si dhe pushtetit vendor si edhe nëpërmjet bashkërendimit të punës midis autoriteteve përgjegjëse shqiptare dhe të huaja, të përfshira në procesin e mbrojtjes së fëmijës.

Marrëveshja e bashkëpunimit Nr.6084 prot. datë 23.10.2018 të tre Ministrive MASR, MB dhe MSHMS ” Për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor”

Marrëveshja e bashkëpunimit Nr.6084 prot. datë 23.10.2018 të tre Ministrive MASR, MB dhe MSHMS ” Për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor” Objekti i kësaj Marrëveshje është përfshirja e të gjithë institucioneve për sigurimin e ndjekjes së arsimit bazë nga të gjithë fëmijët e moshës së detyrimit shkollor si dhe koordinimi i NJAV dhe shkollave me njësitë e vetqeverisjes vendore, zyrat e gjendjes civile, NJMF dhe qendrat shendetësore për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor.

Marrëveshja e bashkëpunimit “ Për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge”

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Arsimit dhe e Sporteve kanë hartuar marrëveshjen e bashkëpunimit për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge. Kjo marrëveshje synon ndërmarrjen e përpjekjeve të përbashkëta institucionale parandaluese dhe mbrojtëse, si një garanci për zhvillimin dhe mirëqenien e fëmijëve në situatë rruge, të cilët janë ndër grupet më vulnerabël dhe që jetojnë në kushte të papranueshme fizike, sociale dhe psikologjike, duke u bërë subjekt i formave të ndryshme të dhunës, abuzimit dhe shfrytëzimit.

Gjithashtu, kjo marrëveshje bazohet në  nevojën për ndërhyrje të qëndrueshme, ndër-sektoriale për adresimin e fenomenit të fëmijëve në situatë rruge, si dhe nevojën për vendosjen e praktikave të qëndrueshme parandaluese për informimin dhe edukimin e shoqërisë, familjes dhe në veçanti të fëmijës mbi këtë fenomen.


Marrëveshja e bashkëpunimit të katër Ministrive “Për identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor”, Nr. 1613, datë 4.09.2013

Marrëveshja e bashkëpunimit të katër  Ministrive ka si qëllim identifikimin dhe regjistrimin në shkollë të të gjithë fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor. Objekti i kësaj marrëveshje është përfshirja e të gjithë institucioneve për ndjekjen e arsimit bazë nga të gjithë fëmijët e moshës së detyrimit shkollor si edhe koordinimin e drejtorive arsimore rajonale, zyrave arsimore, shkollave me njesitë bazë të qeverisjes vendore, zyrat e gjendjes civile, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe qendrat shëndetësore për regjistrimin e fëmijëve në arsimin e detyruar.