skip to Main Content

 Agjencia Shtetërore për tё Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës është person juridik në varësi të ministrisë që bashkërendon punën për çështjet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës, financuar nga fondet e Buxhetit të Shtetit dhe burime të tjera, sipas ligjit. Agjencia drejtohet dhe përfaqësohet nga kryetari, marrëdhëniet e punës të të cilit rregullohen sipas legjislacionit për nëpunësin civil. Struktura dhe organika e agjencisë miratohen nga Kryeministri, me propozimin e ministrit që bashkërendon punën për çështjet e tё drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës. Rregullat e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës përcaktohen në rregulloren e agjencisë, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.