Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve në bashkëpunim me organizatën World Vision…
Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës në kuadër të nismës së ndërmarrë për ngritje kapacitetesh të profesionistëve lokale realizoi takim me Punonjës të Mbrojtjes së Fëmijëve në bashkitë Përmet dhe Kolonjë mbi ecurinë e punës, njohja me procedurat për menaxhimin e rasteve të fëmijëve në nevojë për mbrojtje, problematikat dhe vështirësitë që hasin PMF-të gjatë punës së tyre, për raportimin e rasteve të fëmijëve. Stafi i ASHMDF vizitoi qendrën “Motra Qirjazi” në Bashkinë Kolonjë dhe diskutoi mbi sfidat për menaxhimi e rasteve të fëmijëve të huaj të pa shoqëruar si një kategori e re e fëmijëve në nevojë për mbrojtje.