Agjencia Shtetërore për tё Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës është person juridik në varësi të ministrisë që bashkërendon punën për çështjet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës, financuar nga fondet e Buxhetit të Shtetit dhe burime të tjera, sipas ligjit.
Agjencia është përgjegjëse për koordinimin dhe organizimin e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës, në zbatim të politikave kombëtare për mbrojtjen e fëmijës, duke përfshirë zbatimin e ndërhyrjeve dhe marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijës nga abuzimi, neglizhimi, keqtrajtimi dhe dhuna.
Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës është organi, i cili konstaton kundërvajtjen administrative, vendos dhe ekzekuton sanksionet administrative.
Vendimi i Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës është titull ekzekutiv. Procedura për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative dhe ekzekutimin e gjobave bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.
Për më tepër detaje lidhur me procedurën e marrjes së vendimeve kliko VKM “Për procedurat e kryerjes së kontrollit dhe vendosjes së sanksioneve nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës