Agjencia Shtetërore për tё Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës është person juridik në varësi të ministrisë që bashkërendon punën për çështjet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës, financuar nga fondet e Buxhetit të Shtetit dhe burime të tjera, sipas ligjit. Agjencia është përgjegjëse për koordinimin dhe organizimin e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës, në zbatim të politikave kombëtare për mbrojtjen e fëmijës, duke përfshirë zbatimin e ndërhyrjeve dhe marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijës nga abuzimi, neglizhimi, keqtrajtimi dhe dhuna. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës është organi, i cili konstaton kundërvajtjen administrative, vendos dhe ekzekuton sanksionet administrative. Vendimi i Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës është titull ekzekutiv. Procedura për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative dhe ekzekutimin e gjobave bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative.
Procedurat e kryerjes së kontrollit dhe të vendosjes së sanksioneve nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës përcaktohen me VKM “Për procedurat e kryerjes së kontrollit dhe vendosjes së sanksioneve nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”.
Kundër vendimit të Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, sipas nenit 69, të ligjit Nr. 18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, mund të bëhet ankim në gjykatën kompetente, sipas legjislacionit në fuqi për kundërvajtjet administrative brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të vendimit.
Në ASHDMF për dërgimin e një kërkese ose ankese duhet të përdoret adresa si më poshtë:
Adresa e ASHDMF: Rruga e Durrësit, Nr.83 Tiranë, Shqipëri. Tel: +35544500329 email: info@femijet.gov.al
Afatet dhe mënyrat e kthimit të përgjigjeve kryhet brenda afateve ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, Ligji nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”.