Realizuam aktivitetin për prezantimin e Posterit #UnëMbrojFëmijët në qendrën shëndetësore të Bashkisë Kavajë me datë 6 qershor 2017.
Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin e punonjësve të qendrave shëndetësore mbi rolin që ata kanë në mbrojtjen e fëmijëve.
Ligji i ri “Për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës”, parashikon detyrimin për raportim të punonjësve të institucioneve shëndetësore publike ose private, tek drejtori i institucionit, organet e policisë së shtetit, strukturat për mbrojtjen e fëmijës, çdo rast të dyshuar apo të ndodhur të abuzimit, keqtrajtimit apo dhunës tek fëmijët.