Në  19 Nëntor 2011, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Protokollin Opsional të Konventës mbi të Drejtat e Fëmijës për Proçedurën e Komunikimit. Ky protokoll ka hyrë në fuqi që nga 28 Maj 2012. Protokolli i ri lejon ç’do fëmijë të paraqesë peticione individuale pranë Komitetit për të Drejtat e Fëmijës.

Fillimisht, sipas Konventës, nuk kishte mekanizëm për paraqitjen e ankesave individuale. Kjo nënkuptonte se shtetet palë në Konventë duhet të dorëzonin raporte që përshkruajnë gjendjen e fëmijëve në kuadër të shtetit të tyre pranë Komisionit për të Drejtat e Fëmijës.

Ky protokoll i ri do të përforcojë metodën para-ekzistuese. Nëse një fëmijë beson se të drejtat e tyre themelore janë shkelur, ata mund të paraqesin ankesën në Komitetin për të Drejtat e Fëmijës. Lexo Protokollin opsional të konventës për të drejtat e fëmijës për procedurën e komunikimit