Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijës është përgjegjëse për koordinimin dhe organizimin e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës, në zbatim të politikave kombëtare për mbrojtjen e fëmijës, duke përfshirë zbatimin e ndërhyrjeve dhe marrjen e masave për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijës nga abuzimi, neglizhimi, keqtrajtimi dhe dhuna.
Agjencia ka për detyrë t’u ofrojё mbështetje të drejtpërdrejtё strukturave të mbrojtjes së fëmijës në nivel vendor.