Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës gjatë muajit dhjetor ka realizuar takimet…
Vazhdon fushata “Kujdes,nuk është lojë”, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës e realizoi takimin e rradhës në Bashkinë Memaliaj ku sëbashku me Punonjësen e Mbrojtjes së Fëmijës u shpërndanë disa fletëpalosje me nxënësit e shkollës 9 vjeçare “Nimete Proganati” për kujdesin që duhet të kenë ndaj abuzimit online. Rreziku i fëmijëve ndaj ngacmimeve, abuzimeve apo edhe formave të ndryshme të dhunës online është mjaft i përhapur në mjedisin dixhital. Profesionistët dhe fëmijët nxiten të raportojnë në kohë për çdo rast të identifikuar në rrezik.
#AgjenciaShtetërorepërtëDrejtatdheMbrojtjeneFëmijës
(07/12/2020)
Takimin e radhës për fushatën ndërgjegjësuese “Kujdes,nuk është lojë!”, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës e realizoi në Bashkinë Lushnje ku sëbashku me Punonjësen e Mbrojtjes së Fëmijës takuan disa nxënës të shkollave nëntëvjeçare. Rreziku i fëmijëve ndaj ngacmimeve, abuzimeve apo edhe formave të ndryshme të dhunës online është mjaft i përhapur në mjedisin dixhital. Profesionistët dhe fëmijët nxiten të raportojnë në kohë për çdo rast të identifikuar në rrezik.
#AgjenciaShtetërorepërtëDrejtatdheMbrojtjeneFëmijës