Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës gjatë muajit dhjetor ka realizuar takimet…
Cdo fëmijë në shkollë!
Viti i ri shkollor edhe pse me shumë sfida për shkak te Covid19 filloi i mbarë për Bledin, Erionin dhe Anisën të cilët u janë rikthyer librave dhe shkollës si bashkëmoshatarët e tyre, duke lënë situatën e vështirë të rrugës,
Moga, Albi, Daniela të rikthyer nga emigracioni së bashku me familjen janë regjistruar në shkollë dhe janë pajisur me libra duke u riitegruar me programet mbështetesë për fëmijët e rikthyer.
Si këta fëmijë, janë 289 raste të fëmijëve në nevojë për mbrojtje, janë identifikuar për rregjistrim në shkolla për vitin shkollor 2020 – 2021 të cilët nën koordinimin e Agjencisë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Punonjësve për Mbrojtjen e Fëmijës, Ministrisë së Arsimit dhe Sportit kanë punuar në identifikimin dhe rregjistrimin e tyre në shkolla.
E gjithë vemendja jonë është tek fëmijët , për ti integruar në shkolla, si vend i duhur ku ata kanë mundësinë të realizojnë potencialin e tyre të plotë
#AgjenciaShtetërorepërtëDrejtatdheMbrojtjeneFëmijës
#MinistriaeShëndetësisëdheMbrojtjesSociale