Ekspozitë me punimet e fëmijëve me Sindromën Down

Medpak në bashkëpunim me Shkollën speciale “ Zëra Jete”, në kuadër të 21 Marsit Ditës Ndërkombëtare të Sindromës Down, organizuan në qytetin e Elbasanit një ekspozite me punimet e fëmijëve me Sindromën Down. Pjesmarrës në këtë ekspozitë ishin prindër, përfaqsues nga institucionet dhe organizata te ndryshme. Motoja e ekspozitës së fëmijëve ishte “Unë jam unë, kam një emër”. Me punimet e tyre fëmijet përcollën mesazhin që me aftesite qe ata fitojne cdo dite nga perkushtimi i te rriturve meritojne te gjithe mbeshtetje. Ata kërkuan nga të rriturit që të pohojnë të gjithë njëzëri #‎unembrojfemijet‬