Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve mori pjesë me datë 18 nëtor…
Në javën e të drejtave të fëmijëve u përurua me datë 19 nëntor në bashkinë Vlorë “Qendra e Shërbimeve Komunitare për Fëmijët me Aftësi të Kufizuara. Kjo qendër do të funksionojë në kuadër të projektit “Shërbime me bazë komunitare për fëmijët me aftësi të kufizuara”, e cila financohet nga Fondacioni Margaret A. Cargill dhe do të zbatohet nga Save the Children në partneritet me shoqatën ‘’Ndihmoni Jetën’’, që do të ofrojë shërbime cilësore për fëmijët me aftësi të kufizuar. Këto shërbime do të përfshijnë mundësi për rehabilitim dhe riintegrim, ndërhyrje në fazë të hershme dhe trajtim individual për fëmijët me aftësi të kufizuar si dhe mbështetje holistike për familjet e tyre.
Në këtë inaugurim ishte pjesëmarrëse Znj.Bardhylka Kospiri Zv.Ministre e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e cila përgëzoi këtë iniciativë të ndërmarrë me qëllim përmirësimin e aksesit dhe gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshte, shkolla dhe komunitet. Fëmijët me aftësi të kufizuar duhet të gëzojnë plotësisht të drejtat edhe liritë themelore të barabarta si gjithë fëmijët e tjerë. Ato janë një kategori, e cila ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme dhe ofrim shërbimesh të specializuara në qendra rezidenciale dhe ditore.