Në javën e të drejtave të fëmijëve u përurua me datë 19 nëntor në bashkinë…
Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin në qendrën Help the Life Association
Në 2 Prill 2016, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, u solidarizuan dhe mbështetën kauzën e familjeve të fëmijëve që vuajnë nga çrregullimi i autizmit, të cilët marrin shërbime në qendrën Help the Life Association. Në aktivitetin e zhvilluar në qendër përshëndeti Zv.Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Znj. Bardhylka Kospiri, e cila falenderoi drejtuesit dhe stafin e përkushtuar të qendrës dhe theksoi rëndësinë e Ndërhyrjes së Hershme si një nga nevojat imediate që kanë fëmijët e autikë. Me fëmijët e qendrës u bashkuan dhe fëmijët e shtëpisë ” Zyber Hallulli” të cilët, mesazhet për fëmijët me autizëm i shkruan në kartolinat të cilat iu dhuruan qendrës. Ekspozita me punimet e fëmijëve të qendrës , ishte një nga më mbresëlënëset.
Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit mbi Autizmin në Qendrën “Horizont”, Fier
Fëmijët me aftësi të kufizuar janë ata të cilët kanë më tepër nevojë për kujdes dhe vëmendje të veçantë dhe kjo, jo vetëm në një ditë, por çdo ditë të vitit. Agjencia së bashku me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në 2 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin ishin në Fier, në Qendrën “Horizont”, ku u festua talenti dhe aftësitë e veçanta të fëmjëve autik. 2 Prilli është një mundësi për të kuptuar më mirë autizmin, nevojën për integrim dhe përkujdesje të fëmijëve autike, si dhe rëndësinë e identifikimit të hershëm.